Rumania me shumë mungesa ndaj Shqipnisë

Barazimi ndaj Zvicres i ka kushtue shumë kombëtares rumune. Ekipi i Anghel Iordanescu ka me kërkue me çdo kusht fitoren në ndeshjen e të Dielles me Shqipninë, si e vetmja mënyrë për nji kualifikim të mundshëm nga faza e grupeve.

Megjithatë, lajmi i mirë për kuqezijtë asht se rumunët munden me ardhë në këtë sfidë me mungesa të mëdha.

Në nji prononcim për mediat, trajneri i Rumanisë deklaroi se përballë Shqipnisë ka me i ba disa ndryshime në formacion, nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrijnë me u riaftësue në kohë nga lëndimet.