Rumania në telashe para sfidës me Shqipninë

Nji arsye ma shumë pse Shqipnia mundet me mposhtë sot Rumaninë, janë mungesat e randësishme në kampin kundërshtar.

Trajneri Angel Jordanesku nuk ka në dispozicion tre titullarë në ndeshjen me Shqipninë. Bahet fjalë për Steliano Filip, Razvan Rat dhe Michael Pintili.

Prandej, trajneri rumun ka me qenë i detyruem me i ba disa ndryshime të randësishme në rast se tre lojtarët e sipërpërmendun nuk kanë me qenë gati për me zbritë në fushë.