Rumania para ndeshjes me Shqipninë, i motivon me miliona lojtarët!

Federata Rumune e Futbollit ka vendos me i motivue futbollistët e saj me nji premi të majme për ndeshjen me Shqipninë, njoftojnë mediat rumune.

Në rast Rumania arrinë me i mposhtë kuqezijtë dhe kalon në fazën tjetër të Euro 2016, shuma që kanë me përfitue lojtarët nga Federata Rumune e Futbollit do të jetë 1.5 milionë euro.

Kjo shifër asht sa gjysa e shumës totale që UEFA akordon për çdo skuadër që renditet mes 16 ma të mirave t’Europianit, përcjell Super Sport

Nji praktikë të tillë Federata Rumune e futbollit e ka ndjek edhe në përfundim të eliminatoreve t’Europianit.

Futbollistët rumunë të cilët u kualifikuen si të dytët e Grupit F. madje pa pësue asnji humbje, përfituen nga 60 mijë deri 200 mijë euro, në mvarësi të minutazhit në fushë.

Në fakt Rumanisë mund të mos i mjaftojë nji fitore minimale ndaj kuqezijve, ndaj premia e vendosun nga Federata do të jetë nji motiv ma shumë për me shënue nji sukses me diferencë ma shumë se nji goll.