Rumania rrezikon falimentimin

Nji gjykatë e ka dënue Federatën e Rumanisë me nji gjobë 240 milionë euro. Shuma ka me i kalue ekipit Universitatea Craiova, që u denue padrejtësisht nga Federata në vitin 2011.

Simbas gjyqtarëve, Federata ka keqpërdorë fuqinë që ka tue mos respektue rregulloren, mbasi ekipi kishte hapë nji gjyq civil me trajnerin e atëhershëm Victor Piturca.

“Kur të konfirmohet vendimi, Federata duhet me u shkrie”, ka thanë presidenti i Federatës Andrei Vochin.

Federata ka nji buxhet vjetor prej vetëm 15 milionë euro. Vochin nuk humbi rastin me akuzue presidentin e asaj kohe Mircea Sandu. Sandu asht dënue 3 vjet me kusht, 17.700 euro gjobë dhe 100 orë punë sociale.