Rumennigge godet Kosovën

Edhe presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, asht përfshi në debatin për rolin që kanë kombëtaret e vogla në kualifikimet në Kampionatin Botnor.

Krejt kjo nisi kur Thomas Muller kritikoi FIFA’n mbas fitores 8:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, me pretekstin se kombëtaret e mëdha nuk duhet me luejt ndaj atyne të voglave. Për këtë deklaratë, Muller ka marrë nji përgjigje të gjatë nga San Marino.

Kjo doket ka ba që në këtë debat me u përfshi edhe Karl-Heinz Rummenigge, në nji intervistë të dhanë për ‘SportBild’.

Rummenigge kërkon kualifikime shtesë për kombëtaret e vogla, para se të mbërrijnë te ato ma të mëdha, ndërsa këtu ka përmendë edhe Kosovën.

“Na tash po luejmë ndaj San Marinos, Kosovës, Gjibraltarit. Jam tue pyetë veten pse nuk ka kualifikime për kombëtaret e vogla”, ka deklarue Rummenigge.