“Rusi 2018”, shtrohet fusha e parë e “Zenit Arena” për Botnorin

Manovrat vërtet impresionuese të shtrimit të tepihut në “Zenit Arena” të St Petersburgut, shejuen edhe shtrimin e parë të fushës për Botnorin e futbollit të vitit 2018.
Kur duhen edhe dy vjet nga nisja e garës, që mbledh kombëtaret ma të mira të globit, në qytetin rus u deshtën pak orë që bari i ri me nxanë vend dhe me qenë gati për me u testue.

“Normalisht duhen vetëm 40 minuta për me shtrue fushën me këtë sistem mbrenda stadiumit. Kanë me u dasht edhe kaq kohë që me u hapë apo mbyllë kulmi i impiantit të St Petersburgut. Aktualisht jemi larg këtyne kohëve, por po testojmë tana sistemet dhe kemi me qenë gati për Botnorin”, tha zavendësguvernatori Igor Albin.