Sa duhet me pague nji tifoz shqiptar për në Euro 2016?!

Kur vjen puna për me ndjekë nji ndeshje futbolli si ajo që ka me u luejt në Euro 2016, gjaja e parë që duhet me ba asht me e ble biletën. Por, sa kushton nji biletë për me ndjekë Kombëtaren e Shqipnisë?

Gazeta britanike “Daily Mail”, ka renditun shqiptarët, ukrainasit dhe rusët, në mesin e popujve që kanë paga ma t’ulëta. Kështu, nji tifozi shqiptar i duhet me pague 329 për qind të pagës mujore për me ndjekë nji ndeshje.

Të ardhunat mesatare mujore në Shqipni simbas artikullit, janë 220,97 euro, (388 mijë lekë), ndërsa kosto ekuivalente për me ndjekë nji ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera asht 4.898 euro.

Studimi asht krye tue llogaritun shpenzimet mesatare të nji tifozi, tue i krahasue me të ardhunat mesatare në vendin e tyne.