Sa ka pague nji tifoz për me pa sonte finalen, a asht San Siro stadium fatsjellës për Real Madrid. Gjithçka për finalen e Champions League!

-Të çmendun mbas finales së Champions League deri në atë pikë sa me pague 11 mije euro per finalen e Milanos. Lajmi i bujshëm asht dhanë nga mediat italiane, të cilët kanë verifikue se nji tifoz spanjoll ka pague plotë 11 mijë euro në tregun e zi për me qenë në shkallët e stadiumit “San Siro”, ku Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë me u përballë në 20:45 për trofeun ma të randësishëm për ekipe në Europë.

-Stadiumi i Milanos asht nji nga të paktët ku Real Madrid nuk ka shijue asnjiherë fitoren. Sonte ka me qenë hera e 15’të që Real Madrid ka me vizitue Milanon për me zhvillue nji ndeshje europiane: në asnji nga 14 takimet e maparshme nuk kanë arritë me marrë fitoren.

-Për sa i takon Champions League rezulltati i përgjithshëm asht 8 humbje dhe 3 barazime në 11 ndeshje të luejtuna në “San Siro”.

-Në rast të një suksesi në Milano, Atletico Madrid ka me u ba ekipi i 23-të fitues në Ligën e Kampionëve. E fundit që ka hy në librin e artë të Champions League ishte Chelsea në vitin 2012.

-Ronaldo ka shënue 15 golla në 24 ndeshje kundër Atletico’s, tue qenë lojtari që i ka shënue ma shumë në histori ekipit të Simeones.

-Humbja e thellë:
19 prilli i vitit 1989 ka qenë nji nga netët ma të errëta të futbollit madrilen në Europë. Në atë ditë, Real Madrid humbi 5-0 në “San Siro”. Real’i i Benhacker’it u shkatërrue në atë kohë nga Milani i artë i Arrigo Sacchit. Në atë kohë, luenin futbollistë si Baresi, Maldini, Ancelotti, Van Basten, Gulit dhe Riijkaard.

-Ronaldo s’shënon
Stadiumet, në të cilat Cristiano Ronaldo nuk ka shënue ende goll munden me u numërue me gishtat e dorës. Nji nga ata stadiume asht “San Siro”. Ai ka luejtë 3 ndeshje të Champions’it në këtë stadium. Dy herë si lojtar i Manchester United dhe nji herë si lojtar i Real’it. Në 270 minuta nuk e gjeti asnjiherë rrjetën.

-Atletico di me fitue në San Siro
Ekipi i Diego Simeones di shumë mirë se si fitohet në “San Siro”. Diçka të tillë e ka arritë kundër Milanit me gollin e Diego Costa. Kjo asht ndeshja e vetme që Atletico kanë zhvillue në stadiumin mitik, që ka me pritë finalen e Champions.

-Torres di me shënue
Në nivel individual, stadiumi i Milanos i sjellë fat sulmuesit Fernando Torres. Ai ka shënue në këtë stadium si kundërshtar. Në Ligën e Kampionëve të vitit 2008, ai shënoi nji supergoll ndaj Interit. Torres, gjithashtu ka luejtë me fanellën e Milanit.