Sa kushton dhe kur ka me dale në shitje fanella e Kombëtares?

Prodhuesi i veshjeve sportive Macron, që asht edhe sponzori teknik i përfaqësueses, solli furnizimin e parë me uniformën e dedikueme në kuadër të miqësoreve kundër Austrisë me datë 26, dhe Luksemburgut me 29 Mars.

Uniforma e re e përfaqësueses kushton 79 euro dhe ka me dale në shitje rreth nji muej para fillimit të kampionatt europian. Federata Shqiptare e Futbollit për anëtarët e klubit të saj të tifozëve ka me sjellë oferta në çmimin e fanelës së re.

Përveç bluzave për tifozë meshkuj, sponsori teknik i Kombëtares ka mendue që të prodhojë uniforma edhe për tifozet femna dhe fëmi.