Sacchi: Verratti luen futboll si Picasso

Sipas njanit nga njohsit ma të famshëm të futbollit, dikur trajnerit të njohun italian Arrigo Sacchi, bashkëkombasi i tij Marco Verratti asht gjeni dhe e përkufizon me nji emën të madh.

“Verratti asht nji talent i madh, e njoh shumë mirë në kohën sa punoja me te ne ekipin e Italisë”, tha ish trajneri i Milanit.

“Ai asht nji lojtar me aq shumë cilësi, dhe njani ndër futbollistët ma premtues në botë. Ai asht nji artist i vërtetë, që kisha me perkufizue si Picasson. Shumë inteligjent, dhe çdo herë e ma tepër po bahet i përkryem”, përfundoi Sacchi. /Rrokum.TV/