Sadiku kallxon pse shkoi me festue te rezervat e jo te tifozët

Armando Sadiku gollin e fitores ndaj Rumanisë ua dedikoi tifozëve të Shqipnisë, por atë e festoi me shokët e ekipit.

Komenti i plotë i Sadikut në ‘Instagram:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen për fjalët e mira në pamundësi t’ju përgjigjem të gjithëve ju falënderoj me gjithë zemër tifozët Kuq e Zi kudo që janë në mbarë botën!!!

Në momentin kur shënova golin vrapova drejt stolit sepse doja të ndaja gëzimin me të gjithë shokët e ekipit që janë 23 çuna të mrekullueshëm.

Doja të falënderoja stafin teknik trajnerin De Biasi Vice Tramezzani, Bogdani, Bulku Bozhiqi për besimin e dhënë masazhatorët Ylli Filippo , Alban Doktor Benin , menaxherin Bushi&Denis dhe magazinjerin Tosin veçanërisht presidentin Duka.

Jeni te mrekullueshëm jam krenar që jam pjesë e këtij grupi që janë burra me 2 RR te mëdha edhe me zemër të madhe jam krenar që përfaqësoj Shqipërinë vendin edhe Flamurin më të bukur në botë”.