Sanchez dhe Wenger nuk i kanë punët mirë

Arsene Wenger dhe sulmusi Alexis Sanchez nuk i kanë punët edhe aq mirë, pavarësisht se trajneri francez po mundohet me e arsyetue frustrimin e kileanit.

Sanchez në minutën e 84 të ndeshjes kundër Norwich, u zavendësue me mesfushorin Francis Coquelin, por me të dal nga loja nuk ja zgati dorën hiq Wengerit, dhe menjëherë shkoi në zhveshtore, edhe pse këtë nuk e lejojnë trajnerët mbasi lojtari i zëvendësuem duhet me qëndrue në bankë.

Asht përfolun ditëve të fundit se Sanchez mundet me u largue nga Arsenali, por nuk ka marrë ndonji konfirmim të fuqishëm.