Sanchez me numër të ri, a asht kjo shejë se ai nuk ka me u largue nga Arsenal!

Arsenal i ka zbulue fanellat e reja si vendas sot dhe Alexis Sanchez ka me pasë nji numër të ri. Prej se u transferua te Arsenal-i, kiliani ka pasë numrin 17, por tash ai ka me bartë numrin e Rosicky’t, i cili asht largue nga ekipi.

Sanchez tani i bashkohet listës së lojtarëve të famshëm të Arsenal që e kanë bartë këtë numër, përfshir Liam Brady, David Platt dhe Robert Pires.

Kjo mundet me u konsiderue edhe si shejë se Arsenal nuk e ka ndërmend me e largue yllin e tij nga ekipi.