Schweinsteiger kallxon për penalltinë e shkaktueme me Francën

Veterani i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger ka folë për herë të parë për penalltinë që shkaktoi ndaj Francës.

Kam pas nji kontakt të lehtë me topin, por nuk ishte e vullnetshme mbasi ndodhesha në nji pozicion të vështirë. As vetë nuk e di qysh me ju shpjegue atë moment, mbasi dora ime ndodhej shumë nalt, por gjithçka ndodhi si pasojë e humbjes së ekuilibrit mbasi nuk asht e lehtë me u mbrojtë në zonë. Them me bindje që kontakti ishte krejtësisht i pavullnetshëm dhe erdhi si pasojë e humbjes së ekuilibrit”, përfundon Schweinsteiger.