Sep Blatter “hedh bombën”: Shortet e UEFA’s, të rregullueme

Sepp Blatter shokon botën e futbollit me deklaratat e tij të forta ndaj UEFA.

Në nji intervistë për të përditshmen argjentinase “La Nacion”, ish presidenti i FIFA theksoi se ka qenë dëshmitar në trukimet e shorteve nga Federata Europiane e Futbollit. Këtë deklaratë Blatter e bani mbas aludimeve për favorizim të Argjentinës në shortin e Botnorit të Brazilit.

“Shorti i Kupës së Botës i vitit 2014 ishte i qartë deri në detajin ma të fundit”, tha 80 vjeçari. “Nuk i kam prekë kurrë goglat në shorte, mbasi këtë e kanë ba të tjerët. Sigurisht goglat kanë mujt me u dallue tue i ftofë apo tue i nxeh ato. Teknikisht kjo mundet me ndodhë, por te FIFA nuk ka ndodhë asnjiherë. Te shortet e UEFA, po, mbasi kam qenë dëshmitar”.

Hije dyshimi kanë ra pikërisht te favorizimi i ekipit të Real Madrid, tue e favorizue në short.