Serbia drejt dorëzimit – Kosova n’UEFA

Duket se edhe Serbia po dorëzohet në përpjekjet e saj të pashpresa për të pengu anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Këshilli për Çashtjet Urgjente i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS) ka diskutu rreth anëtarësimit të paralajmëruem të Kosovës n’UEFA, më 3 Maj, në Budapest.
Federata serbe tashma e ka të qartë se do ta ketë të veshtirë ta pengojë këtë proces, por thotë se do të luftojë deri në fund që të pengojë nji gja të tillë.

“Që nga viti 2012 dhe me të gjitha mjetet juridike FFS kundërshton fuqishëm në strukturat nderkombëtare dhe lufton kundër idesë, që kjo çashtje të shtrohet para organeve ma të randësishme të futbollit europian.

Në këtë aspekt, na gjithmonë kemi pasë përkrahjen e drejtuesve të UEFA’s dhe FIFA’s”, thuhet në njoftimin e FSS’s.