Serbia kërkon largimin e Kosovës nga UEFA e FIFA

uefafifaaa

Federata e Futbollit e Serbisë ka parashtrue ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për me përjashtue Kosovën nga UEFA e FIFA.

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) po mundohet me i nxjerrë telashe Federatës ës Futbollit të Kosovës (FFK), mbas anëtarësimit në FIFA e UEFA.

FSS e ka parashtrue ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër UEFA’s dhe FIFA’s, të cilat e kanë pranue Kosovën si anëtare të re të tyne. Këtë e ka konfirmue sekretari i FSS’s, Nebojsa Ivkovic. Ai ka thanë se, FSS’ja ka kërkue nga CAS që me anulue vendimin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA e FIFA.