Sergio Ramos, lojtari i ndeshjes në finale

UEFA e ka zgjedhë lojtarin ma të mirë të ndeshjes finale të Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Fjala asht për mbrojtësin e Los Blancos, Sergio Ramos. Ky i fundit realizoi gollin e epërsisë për Real’in gjatë ndeshjes dhe gjithashtu u tregue i saktë gjatë egzekutimit të penalltive.

Reprezentuesi spanjoll bahet mbrojtësi i parë në histori që shënon në dy finale të kësaj gare.