Sevilla kualifikohet mbas penalltive. Kqyrini!

Sevilla asht kualifikue në gjysëfinale të Europa League mbasi eliminoi Athletic Bilbaon 5:4 mbas egzekutimit të penalltive.
Sevilla ka vazhdue rrugën drejt mbrojtjes së titullit, mbasi eliminoi ekipin tjetër spanjoll, Athletic Bilbao, mbas egzekutimit të penalltive (5:4).
Loja e rregullt përfundoi 1:2, ashtu si kishte përfundue në “San Mames” në të mirë të Sevillas, tu e ba kështu që ndeshja me shkue n’vazhdime. Edhe mbas 30 minutave vazhdime, rezultati i përgjithshëm mbeti 3:3, tu e detyrue kështu që fituesi me u përcaktue përmes penalltive.
Nga pika e bardhë ma t’suksesshëm u treguen kampionët aktual të këtij kompeticioni, Sevilla, që fituen 5:4 me penallti, për t’u kualifikue në gjysëfinale të Europa League.
Përvec Sevillas, në gjysëfinale u kualifikuen edhe Shakhtar e Villareal.