Shaqiri: Kalojmë na dhe Franca, Shqipnia ka me ra n’grupe

Mesfushori Xherdan Shaqiri ka thanë se Përfaqësuesja e Zvicres, ku edhe luen dhe ajo e Francës, janë favorite të Grupit A të Kampionatit Evropian që zhvillohet në Francë. Ai pret që me Zvicren me ba histori.

“Unë due me u paraqitë sa më mirë në Europian, sepse unë due me ba histori me Zvicren. Kemi nji grup të vështirë, por unë mendoj se tash kemi nji ekip të mirë. Ne kemi lojtarë të talentuem dhe nji ekip me përvojë. Duem me shkue nji hap përpara me Zvicren dhe me kalue në fazën e ardhshme. Kur na jemi në formë, askush nuk mundet me na ndalë dhe mendoj, së bashkë me Francën na jemi favoritë”, ka thanë Shaqiri në nji intervistë të dhanë për “Sky”.