Shaqiri nuk e mohon se mundet me luejtë për Kosovën, kurse për ndeshjen me Shqipninë ka nji fjalë!

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka ba që lojtarët shqiptarë që luejnë për Zvicrën me qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave, përsa i përket të ardhmes së tyne.

“Jam shumë i kënaqun që Kosova u pranue në FIFA dhe UEFA. Nëse kanë me luejtë për kualifikueset e Botnorit më vjen shumë mirë. Për momentin unë luej në këtë Europian dhe mundem me folë vetëm për këtë”, tha Shaqiri.

Të Shtunen, shoqnia dhe miqësia që kanë kuqezijtë me lojtarët shqiptarë të Zvicrës, ka me u shendrrue në rivalitet për 90 minuta.

“Te ekipi shqiptar kam shumë miq e shokë. Kemi ba mjaft shaka me ta, por për 90 minuta s’kemi me qenë miq”, e mbylli lojtari i Stoke City.