Shaqiri te Dortmund? Kallxon vetë ai

Xherdan Shaqiri e ka përjashtue nji mundësi për me u transferue te Borussia Dortmund.

Futbollisti shqiptar shihej si zavendësues i Henrikh Mkhitaryan që ju bashkue Manchester Unitedit.

Por, ka qenë vetë ai që e ka përjashtue nji rikthim në Bundesligë, tue konfirmue se më 24 Korrik i bashkohet Stoke Cityt.

“Nuk ka me ndodhë nji kalim në Bundesligë aktualisht. Më 24 Korrik unë kam me u rikthye në stërvitje me Stoke dhe po pregaditem për sezonin e ri të Premierligës. Kam synime për me arritë me Stoke”, deklaroi Shaqiri.