Shaqiri, Xhaka e Januzaj tek Kosova? Reagon Vokrri

vokrri

Fadil Vokrri ka shpërthye mbas lajmeve të publikueme nga mediat në Kosovë se Shaqiri, Granit Xhaka, Adnan Januzajt dhe Shani Tarashaj kanë me luejtë për Kombëtaren e Kosovës.

“Këto informacione nuk janë aspak të vërteta. Të gjitha janë rrena. Këto lajme janë tue e destabilizue futbollin kosovar dhe proceset, në të cilat gjendemi momentalisht. Për të gjitha kemi me ju njoftue me kohë”, deklaroi Vokrri për “GazetaOlle.com”.