SHBA ‘shkelin’ Serbinë në basketboll, fitojnë Medaljen e Artë

Tashma janë 15, Medaljet e Arta të fitueme nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës në Lojnat Olimpike në basketboll për mashkuj.

Dream Team, shtypi Serbinë në finalen e Olimpiadës së Rios me rezultatin final 96-66 tue fitue medaljen e 4’t të Artë rradhazi.

Që amerikanët ishin superiorë ndaj serbëve në cdo drejtim, kjo dihej nga krejt qysh përpara fillimit të ndeshjes, por meqë bahej fjalë për nji finale nuk pritej që diferencat të ishin kaq të mëdha.

Ishte Kevin Durant lojtari i transferuem gjatë kësaj vere te Golden State Warriors frymëzuesi i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. 30 pikë realizoi në total 27-vjecari nga Washington DC tue udhëheqë amerikanët drejt suksesit. Vetëm në periodën e parë rezistoi disi Serbia.