Sherr e boks ne terenin e futbollit ne Tirane

Derbi qe u luejt sot ne mes klubit futbollistik te Tiranës dhe Partizanit, u shoqnue me tensione gjate krejt takimit, ndërsa në përfundim të ndeshjes, situata degjeneroi edhe ma shume.

Mbas përfundimit të takimit, Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës asht rreh fizikisht me nji prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, sepse edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjiherë kanë ndërhy forcat e rendit që shoqnuen drejtorin e stadiumit. /Top Channel/