Shevchenko modest, qe çka thotë për Kosovën

“Kosova nuk asht nji kundërshtar i lehtë për Ukrainën”.

Kështu ka thanë në konferencë për shtyp trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko.

Ish sulmuesi i Milanit që tash drejton ekipin kombëtar, ka deklarue se Kosova ka ekip të fortë, me lojtarë të shpejtë anësor, dhe janë shumë të rrezikshëm.

“Ata kanë lojtarë të shpejtë anësorë dhe kanë me provue kundërsulmet, kështu pra ata janë shumë të rrezikshëm”, deklaroi Shevchenko.

“Kanë humbë 6:0, por secila ndeshje asht e ndryshme. Ata kishin mundësitë e tyne për të kontrollue ndeshjen kundër Kroacisë”, shtoi trajneri i Ukrainës.