Shevchenko për Kosovën: Shqiptarët kanë mujt me përfitue gjatë lojës

Andriy Shevchenko beson se Kosova ka pasë momentin e saj kur ka mujt me shfrytëzue ranien në lojë të Ukrainës.

Ukraina mundi 3:0 në Krakow të Polonisë Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botnor.

Ish lojtari i Milanit për mediet vendase ka thanë se ka qenë e vështirë për me fitue ndaj Kosovës, që në këtë deklaratë iu referohet si shqiptarë.

andriy-shevchenko

“Ishte e vështirë për të fitue, por ma e randësishmja asht që na tash jemi afër ekipeve kryesore. Falënderoj lojtarët e mi për lojën që kallxuen, unë jam ma shumë i kënaqun me rezultatin se sa lojën”, deklaroi Shevchenko.

“Kemi pasë nji periudhë krize gjatë lojës, diku rreth 10 minuta, kur nuk patëm koncentrimin dhe nuk sulmuem, dhe ky ishte momenti kur shqiptarët kanë mujt të përfitojnë, por për fatin e mirë ata në këtë moment dështuen”, ka shtue ish lojtari ma i mirë i botës.