Shihni çfarë kerre grahin lojtarët e Manchester United (foto)

Kush nuk kishte me dashtë me qenë pjesë e ekipit të Manchester United apo me pasë një Rolls-Royce me vlerë 240 mijë paund?

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i ka arritë të dyja këto në këtë verë.

Ai u ba pjesë e “Djave të kuq”, ndërsa shkon tashma në stërvitje me nji Rolls-Royce.

Por, jo të gjithë lojtarët e Manchester United kanë në pronësi automjete të kësaj kategorie, ka edhe modestë.

Nji i tillë asht italiani Matteo Darmian, i cili shkon në stërvitje me nji VW Passat me nji vlerë “të ulët” prej 24 mijë paundësh.