Shitja e Interit te kinezët, perkthyesi gabon randë

“Martesa” mes Interit dhe grupit kinez “Suning” nuk nisi me kambën e mbarë, madje përkundrazi, nisi me nji gabim të madh të përkthyesit.

Në konferencën e parë për shtyp, përfaqësuesit e kompanisë kineze, të lumtun që kishin marrë nji ekip të madh u zotuen që kanë ngre ate në majat e futbollit.

Por, ky ishte mesazhi i tyne në gjuhën kineze, ndërsa ajo që u ngue nga përkthyesi ishte nji tjetër gja.

“Kemi me ngritë MILANIN në majat e futbollit”, tha perkthyesi.