Shkëlzen Gashi, idhulli i tifozëve të Colorados

Ma pak se dy muej i mjaftuEn Shkëlzen Gashit që me u shëndrrue në idhullin e tifozëve të Colorado Rapids. Loja, kualiteti dhe rrezikshmënia që ofron në manovrat ofensive të ekipit, e kanë kthye sulmuesin e Kombëtares shqiptare në nji element mjaft të randësishëm për skuadrën e trajnerit Mastroeni.

Në gjashtë ndeshje ku asht aktivizue në Major League Soccer, Gashi ka realizue nji goll, atë në fitoren 2-1 në trasfertë me Sporting Kansas City, në mesin e muejit Prill.

Ndaj pyetjes në faqen zyrtare të klubit në facebook nëse ndeshja e radhës në “Dick’s Sporting Goods Park” asht momenti ideal që 27-vjeçari me shënue gollin e parë në shpi, tifozët e Colorados i janë përgjigj me entuziazëm.

Simbas njanit prej tifozëve të Rapids “Gashi po paraqitet ma mirë se shumë prej të ashtuquejtunve yje europianë që luejnë në Amerikë, tue rrit nivelin e kampionatit dhe ka me reague me shumë gola”.