Shkelzen Gashi ndër ma t’paguemit n’Amerikë, qe rroga e tij!

Shkëlzen Gashi asht në mesin e 15 lojtarëve ma të paguem në kampionatin amerikan. Simbas të dhanave zyrtare, sulmuesi i kombëtares së Shqipnisë përfiton rreth 1.475.000 euro në vit.

Kjo e ban ate me u renditë në vendin e 14, në klasifikimin e lojtarëve ma të paguem.

Lojtari ma i paguem në kampionatin amerikan asht braziliani Kaka’, që përfiton mbi 6 milionë euro, ndërsa në “Top 5” janë edhe Sebastian Giovinco, Michael Bradley, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.