Shkëndija-Milan, informatë e randësishme për krejt tifozët që kanë me qenë në Shkup

Ndeshja e kthimit të Play Off të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit ka zgjue interes të madh në opinion dhe këtë javë asht ngjarja kryesore në Maqedoni.

Për këtë arsye janë tue u ba përpjekje maksimale për mbarëvajtje të organizimit të ndeshjes.

KF Shkëndija dhe Ministria e Punëve të Mbrendshme të Maqedonisë, bashkë me kompaninë private për sigurim, përfaqësues të UEFA dhe Komisari për Siguri i FFM, kanë mbajtë mbledhje për çashtje organizative dhe sigurie nga e cila kanë dalë me porosi për krejt tifozët që planifikojnë me qenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Kërkesat e policisë janë si në vazhdim:

Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hyrjeve. Njëkohësisht njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba.

Vendtakimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës.

Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Të njëjtat do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.