Shkodran Mustafi ka dy fjalë për Francën

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i Gjermanisë, Shkodran Mustafi asht i bindun se kanë me qenë panzerat ata që kanë me kalue në sfidën e nesërme gjysëfinale përballë Francës.

Mustafi mbas stërviotjes së fundit të Gjermanisë, ka shkrue në rrjetet sociale se ai dhe ekipi ndihen gati.

“Përfundoi stërvitja e fundit në Evian! Nesër ne duam të bëjmë një hap para drejt synimit tonë”, ka shkrue Mustafi në Facebook.