Shkupi po bahet fuqi e futbollit, qe kush asht tue ble!

Klubi i Futbollit ‘Shkupi’ në të ardhmen ka me u drejtue nga biznismenë turqë.

Lajmi bahet i ditun nga drejtuesit e ekipit nga Çairi, sinbas të cilëve, sot janë mbyllë bisedimet me përfaqësuesit e nji konzorciumi turk.

Drejtuesit e Shkupit, në tavolinën e bisedimeve kanë shtrue ofertën e fundit, ndërsa pala turke ka 10 ditë afat për me shqyrtue këtë ofertë dhe për me nënshkrue kontratën.

Burime pranë ekipit bajnë të ditun se, kjo asht punë e kryeme dhe se ardhja e turqve, pritet me sjellë investime të reja te Shkupi  edhe ate kryesisht në infrastrukturë, por edhe në përforcimin e ekipit me blemje tue fillue ndoshta që nga tregu i kësaj vere.