Shokohet Franca, numër rekord i tifozëve shqiptarë në ‘Euro 2016’

Kualifikimi historik i Shqipnisë në ‘Euro 2016’ ka ngjallë nji interesim të madh të tifozerisë për me i ndjekë kuqezijtë nga shkallët e stadiumit.

Nji numër rekord tifozësh ka me ndjekë Kombëtaren në stadium mbasi FSHF ka konfirmue se ma shumë se 100 mijë shqiptarë janë interesue për bileta.

Asnji stadium në Francë nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për me mbështetë sekipin e tyne, kjo mbasi 100 mijë shqiptarë kanë kërkue me marrë nji biletë për me qenë në ‘Francë 2016’.

Në Lens ku Shqipnia ka me luetjë të Shtunen kundër Zvicres, stadiumi ‘Stade Bollaert-Delelis’ mban 35 mijë tifozë, megjithatë kjo nuk asht e mjaftueshme për me i kënaqë pritshmënitë e tifozëve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta që u kishte rezervue UEFA. Të gjitha u shitën në nji kohë rekord dhe tregu i zi mbeti e vetmja shpresë për ta.