Shokohet futbolli anglez, policia vret ish-futbollistin e njohun

Ish-futbollisti i Aston Villas dhe Manchester Cityt, Dalian Atikson, ka ndërrue jetë mbasi asht qëllue me armë nga policia.

48-vjeçari ka mbetë i vdekun mbas nji akcioni policor në Telford, Shropshire, shkruen Mirror.

Policia ishin në akcion në këtë zonë mbas marrjes së nji informacioni se nji person po rrezikon sigurinë e qytetarëve, shkruen ma tej Mirror.

Policia ka përdorë armë paralizuese ndaj Atikson, i cili u dërgue në spital ku u deklarue se ka vdekë në orën 3 të mëngjesit.

932c39fcc96fa9e897d0a5bac4bde8f8d2a01e4b8a3757fc4659372df7843994_3765258