Shokohet Italia, humb yllin e saj për në Europian

Mbrenda pak ditëve, Kombëtarja e Italisë merr goditjen e dytë të madhe në prag të Europianit.

Mbas Claudio Marchisios, evenimentin e Francës ka me humbë edhe mesfushori tjetër, Marco Verrati. Lojtari i Paris Saint Germain ka me u operue me 16 Maj në Doha, për me i zgjidh përfundimisht problemet muskulare.

Lajmin e konfirmon vetë lojtari në profilin e rrjetit social, Instagram.

“Deri në fund shpresova që me qenë pjesë e nji kompeticioni të tillë, kaq të randësishëm për me i ndihmue shokët e mi që me i arritë objektivat e vendosun, por për fat të keq nuk ja dola. Mbas pak ditëve ka me ju nënshtrue ndërhymjes kirurgjikale. U uroj shumë fat shokëve të ekipit, që kanë me përjetue nji eksperiencë fantastike dhe nji verë magjike, ashtu si tanë italianët”, thekson Verrati në postimin e tij.