Shokon mbrojtësi turk: Kjo asht arsyeja pse De Boer më largoi nga Inter!

Mbrojtësi turk, Caner Erkin nuk e di ende pse u largue nga Interi vetëm nji muej mbas transferimit në ekipin italian.

Erkin, që u huazue tashma në Besiktas nga Interi për shkak të kërkesës së trajnerit De Boer, asht i lumtun në ekipin turk, por nuk e di pse ka ndodhë kjo.

“Më kujtohet kur De Boer më mbante në stërvitje 2 apo 3 orë ma shumë. Nuk e dija pse”, tha Erkin.

“Nji ditë vetëm kur m’u lajmërue Ausilio dhe më tha që ke ofertë nga Besiktasi dhe unë i thash jo, por ai më tha se nuk je në planet e trajnerit”.

“Nuk dija çfarë me thanë. Nuk e di se çfarë ka ai njeri nga unë, ndoshta pse jam turk ose ndonji gja të tillë. Nuk e di”.