Shokon Perez: Ronaldo mundet me u largue, por…

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ngul kambë se Ronaldo asht i lirë të bashkohet me Manchester United, nëse ata paguejnë klauzolën e lirimit prej 880 mln pound.

Fituesi i katër herë të Topit të Artë, dëshiron të largohet nga Bernabeu, mbasi siç thotë Perez, asht i mërzitun me situatën në përgjithësi.

Florentino Perez i tha stacionit spanjoll, Onda Cero, “Nuk kam folë me Cristiano që nga finalja e Champions League, kam ndigjue thashethemet nëpër media”.

“Pra, nëse nji ekip nuk asht gati me pague shumën prej 880 mln pund, ai nuk largohet”, u shpreh Perez.