Short me fat për Skënderbeun, ka me luejtë përballë serbëve – Milan dhe Arsenal në grupe të lehta (foto)

Asht hedh shorti për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Vëmendja ma e madhe e adhuruesve të futbollit ka qenë tek skuadrat Skënderbeu Korçë, Milan dhe Arsenal.

Klubi i vetëm shqiptar që ka mbet n’Europë, ka me luejtë në Grupin B, dhe mund të thuhet se kishte fat.

Korçarët do të përballen me Dynamon e Kievit, Young Boysin dhe Partizanin e Beogradit.

Gjiganti italian Milan asht në Grupin D, së bashku me Austrian e Vjennës, Rijekën dhe Aekun e Athinës.

Ndërkohë londinezët e Arsenal janë vendos në Grupin H, ndërsa do të përballen me Bate Borisov,

Grup tejet interesant pritet të jetë edhe ai E, ku ndodhen, Everton, Lyon, Atalanta dhe Apollon.

Grupi A: Villareal, Macabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Pragë.

Grupi B: Dynamo Kiev, Young Boys Bern, Partizan Beograd, Skënderbeu Korçë.

Grupi C: Braga, Ludogorets, Hoffenheim, Istanbul.

Grupi D: Milan, Austria Vjenna, Rijeka, AEK Athen.

Grupi E: Olympique Lyon, Everton, Atalanta, Apollon.

Grupi F: Kobenhagen, Lokomotiva Moskë, Sheriff Tiraspol, Zlin.

Grupi G: Viktoria Plzen, Steaua Buchurest, Hapoel Beer Sheva, Lugano,

Grupi H: Arsenal, Bate Borisov, Koln, Crvena Zvezda.

Grupi I: RB Salzburg, Olympique Marseille, Guimares, Konyaspor.

Grupi J: Athletic Bilbao, Hertha Berlin, Zorya, Ostersunds.

Grupi K: Lazio, Nice, Zulte Waregem, Vitesse.

Grupi L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar.