Shorti i Kampionatit Botnor. Qe me kend luen Kosova

Kosova i ka mesu emnat e kundërshtarëve të Davis Cup, respektivisht Botnorit të tenisit për shtete, mbas shortit të hedhun të Martën.

 

Si njofton uebfaqja zyrtare e Davis Cup, Kosova do të garojë në Grupin D, së bashku me Greqinë, Estoninë dhe Lihtenshtajnin, në evenimentin që nis sot dhe zgjat deri më 5 Mars në Talin t’Estonisë.
Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) shpreson që Përfaqësuesja t’arrijë së paku nji fitore, në debutimin e saj në Davis Cup.

Kosovën e perfaqësojnë Hyda Banjska, Granit Bajraliu, Gurash Hasani e Meldin Mustafi, të cilët udhëhiqen nga trajneri Jeton Hadërgjonaj.

 

Kosova luen të Merkurën nga ora 15:00 me kohën lokale në Kosovë, kundër Greqisë, ndërsa t’Ejten në të njajtën kohë me Estoninë e të Premten me Lihtenshtajnin.