Shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, përballje e gjigantëve mes vete (foto)

Në qytetin e Nyonit në Zvicër asht hedh shorti për grupet e Ligës së Kampionëve.

Edicioni i ri 2017/18 ka me na sjellë përballje të zjarrta mes skuadrave ma të mëdhaja europiane.

Shorti ka dasht që në nji grup me qëllue skuadra të mëdha si Juventus dhe Barcelona në Grupin D, Bayern Munich e PSG në Grupin B, apo Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspurs në Grupin H.

Por padyshim grupi ma i vështirë duket ai C, ku janë skuadra si Chelsea, Atletico Madrid dhe Roma, ndërsa nga vazo e katërt asht Qarabagu i Ansi Agollit.

 

Ma poshtë keni krejt skuadrat të radhituna në grupe:

 

Grupi A: Benfica, Manchester United, Basel, CSKA MOSKA.

Grupi B: Bayern Munich, PSG, Anderlecht, Celtic.

Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabak.

Grupi D: Juventus, Barcelona, Olympiakos, Sporting Lisbona.

Grupi E: Spartak Moscow, Sevilla, Liverpool, Maribor.

Grupi F: Shakhtar Donetsk, Manchester City, Napoli, Feyenoord.

Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, RB Leipzig.

Grupi H: Real Madrid, Borussia Dortmund, Tottenham Hotspurs, APOEL .