Shpaloset flamuri i ndaluem i Vorio Epirit në ndeshjen Greqi – Mali i Zi

Nji tjetër veprim propagandë ka ndodh në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Malit të Zi.

 

Në momentin e intonimit të himnit grek, në stadiumin “Karaiskaqi”, pjesëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” e kanë hap nji flamur gjigant të Epirit të Veriut.

 

Ky flamur asht i ndaluem n’ambiente sportive njajtë si mjetet e forta, që ndalohen gjatë kontrollit të policisë.

 

Ky veprim, në ndeshje zyrtare kishte me pasë pasoja të randa për vendin organizator, por në këtë ndeshje që ishte miqësore, delegati i UEFA’s mungon dhe ky veprim nuk raportohet si incident.