Shpërfytyrohet Barcelona, e mund edhe Valencia

E pabesushme. Barcelona në krizë të thellë. Valencia i jep shuplakën e tretë në 4 javët e fundit ekipit katalanas me nji fitore që nuk ndryshon asgja për sezonin e kësaj ekipe, por zyrtarizon krizën e ekipit katalanas, që mbetet në vendin e parë vetëm për meritë të avantazhit direkt që ka në sfidat me Atleticon e Madridit.

11 pika të hedhuna në erë mbrenda 4 javëve për Barcelonën e Luis Enriques ka rihap çashtjen titull kundër çdo parashikimi.

2-1 triumfoi Valencia në “Camp Nou”, ku tifozët ishin dëshmitarë të nji tragjedie të vërtetë. Ndaj Valencias duhej të ishte ndeshja e shërimit të plagëve të marruna në javët e fundit, por “blaugranat” u rrxuen knockdown, tue u barazue jo vetëm me Atleticon e Madridit, por tue i dhanë nji mundësi të artë edhe Realit të Madridit, që tashma asht në ndjekje me vetëm nji pikë ma pak. Ishte Rakitic ai që shenoi autogoll në portën e tij në minutin ’26.

Ndërkohë, Santi Mina dha goditjen finale në fundin e pjesës së parë. Barcelona u rikthye në fushë me ide të pakjarta, ashtu si sulmet e pakordinueme për me gjete rrjetën. Messi krijoi iluzionin se ndeshja mundet me marr nji tjetër drejtim, por golli i minutit ’63 ishte edhe i fundit për mbramjen e zezë katalanase, ku Suarez e Neymar huqen shumë, tue mos arrit me barazue rezultatin.

Nji humbje që mundet me rrxue gjithçka që u ndërtue mbrenda nji sezoni fantastik, deri në El Clasicon e para pak javëve. Barcelona u jep nji asist dy ekipeve të Madridit.