‘Shpërthen’ Mourinho: Kam nevojë për burra, jo për fëmi të lazdruem

Mbas humbjes 4-0 ndaj Chelsea, mbasditen e së Diellës në Premier League, kritikat dhe akuzat në adresë të trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, nuk kanë ndalue. Në prag të derbit me Manchester City që luhet nesër në “Old Trafford”, të vlefshëm për Kupën e Ligës, trajneri portugez ka folë për herë të parë për gjendjen e ekipit të tij.

“Jemi krejt të trishtuem nga ajo që ndodhi ndaj Chelsea. Nuk asht moment për m’u sjellë si fëmi, përkundrazi, duhet me u kallxue burra të vërtetë. Këtë gja jau kam kërkue edhe lojtarëve të mi, të kallxohen burra në fushë dhe mos me u sjellë si fëmi të lazdruem”, ka thanë Mourinho për televizionin e Manchester United.