Shqipnia në Euro 2016, qe risia nga FSHF

kombetarja

Kur kanë mbet ma pak se 2 muej nga fillimi i Kampionatit Europian të futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit ka mendue që me ba diçka për të informue të gjithë opinionin publik në lidhje me përgaditjet e Kombëtares kuqezi për ngjarjen ma t’randësishme futbollistike në Kontinentin e Vjetër.

Napërmjet nji komunikate për shtyp, FSHF ka ba të ditun se në websajtin e saj ka krijue nji seksion të ri që i dedikohet vetëm informacioneve në lidhje me përgaditjet e kuqezinjve në prag të Euro 2016.

Gjithashtu, FSHF deklaron se ka me pas gjithashtu edhe intervista të ish-trajnerëve e lojtarëve të Kombëtares, ndërkohë që nuk do të mungojnë as opinionet e tifozëve apo personaliteteve të ndryshme si dhe fakte të tjera në kohë reale.
Kampionati Europian i futbollit ka me u zhvillue në Francë nga 10 qershori deri me 10 korrik.

Kombëtarja kuqezi asht në Grupin A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Pikënisht me këtë t’fundit, në 11 qershor Shqipnia ka me e nisë aventurën e saj në Euro 2016.