Shqipni – Izrael, blindohet Elbasan Arena!

Policia e Elbasanit ka marrë nën kontroll stadiumin “Elbasan Arena” që prej ditës së djeshme tue mos lejue hyrmjen në impiant të asnji personi të paautorizuem.

Këto masa ekstreme vijnë si pasojë e situatës alarmante në lidhje me zhvillimin e ndeshjes, e cila u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për shkak të rrezikut të ndonji sulmi terrorist.

Mbas vendimit të FIFA’s për ndryshimin e stadiumit, forcat e rendit në Shqipni po ndërmarrin çdo masë të mundshme për me sigurue mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Ky asht nji rast i paprecedent për Shqipninë, teksa asnjiherë ma parë nuk asht vënë në diskutim zhvillimi normal i nji ndeshjeje si pasojë e kercënimit nga terrorizmi, shkruen Panorama Sport.