Shqipni-Izrael: Kujdes, mundeni me u arrestue shumë lehtë nëse bani këto veprime

Në prag të ndeshjes kundër Izraelit, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF’s Ilir Shulku, thekson së nuk ka me pasë asnji tolerim për tifozët problematikë, por kanë me u arrestue në vend.

Interesimi për sfidën kundër Izraelit pritet me qenë i madh nga ana e tifozëve të kombëtares. Kuqezijtë luejnë nji sfidë për të cilën 3 pikët janë opcioni i vetëm që kënaq.

“Nëse ka me pasë tifozë të tillë që kanë me u mundue me shpalosë pankarta politike në stadiume, pa diskutim që ka me qenë nji gja shumë e damshme për kombëtaren shqiptare, mbasi UEFA dhe FIFA i dënojnë këto gjeste.

Por, ju baj thirrje dhe nji apel që mos me guxue asnji që me ba gjeste të tilla, mbasi ka me pasë monitorim të rreptë dhe nëse ata guxojnë që me i ba këto gjana, kanë me pasë masa të rrepta penale. E them me bindje që njerëz të tillë kanë me u arrestue në moment”, thekson Shulku për News 24.