Shqipni-Maqedoni, nëse ndeshja nuk luhet edhe sot…

15 minutat e mbetuna nga takimi Shqipni-Maqedoni kane me vazhdue ditën e sotme në orën 14:00. Ndërsa, topi ka me u vnue në lojë në të njajtin pozicion ku u ndërpre sfida.

Por, tue qenë se sot asht njoftue për mot të paqëndrueshëm, mund të ndodhë që sërish e njajta stuhi të mos e len këtë ndeshje të përfundojë.

Në këtë mënyrë ndeshja shtyhet për ditë të tjera. Mirëpo, kjo ka nji kosto për FSHF, sepse nëse ndodh që ndeshja të luhet tre ditë mbasi asht ndërpre takimi, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit, duhet të paguajë gjysën e shpenzimeve të ekipit të Maqedonisë.

Nese luhet sot ndeshja, atehere tifozet munden me hy ne stadium falas, per me i percjelle minutat e mbetuna.