Shqipni-Rumani, dy mungesa të randësishme për De Biasin

Burim Kukeli nuk ka me qenë mungesa e vetme e Kombëtares së Shqipnisë për ndeshjen kundër Rumanisë. Nji tjetër mungesë e sigurt ka me qenë ajo e Naser Alijit, i cili asht lëndue gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk ka me qenë i pranishëm për kuqezijtë.

Trajneri Gianni De Biasi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit në fjalë, tue pa edhe mbingarkesën e Ansi Agollit, i cili ka zhvillue dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës.

Por, lëndimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësue të kalueshëm, ban që në këtë ndeshje me qenë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e parë.

De Biasi ka ba të qartë se me i aktivizue vetëm futbollistë të cilët janë në maksimumin e kondicionit fizik.